Greipel merr fitoren e dytë radhazi

Zgjedhjet 2014

Greipel merr fitoren e dytë radhazi

Më: 5 korrik 2012 Në ora: 20:41

Andre Greipel i Lotto Belisol ka fituar etapën e pestë të “Tour de France” duke mundur në sprintin final Mattheë Gross dhe Juan Jose Haedo.

Greipel duket se seriozisht e ka marrë edicionin e 99-të, të garave më prestigjioze të çiklizmit “Tour de France”. Ai sikurse në etapën e katërt, edhe në të pestën, e cila u zhvillua sot (e enjte), doli fitues. Etapa është karakterizuar nga “arratisja” e gjatë e Urtasun, Ghyselinck, Simon dhe Ladagnous. Këta çiklistë u shkëputën që në fillim të saj dhe janë arritur vetëm në 300 metrat e fundit, kur mendohej se mund të prisnin të vetëm finishin.
Një tjetër rrëzim ka ndodhur rreth dy kilometra para fundit, ku është përfshirë edhe Peter Sagan. Sllovaku ka mundur të ringrihet menjëherë duke mbërritur në finish. Menjëherë pas garës Greipel është shprehur: “Tani kur kam fituar edhe në një fazë të Tour de France, jam duke u ndier në formën më të mirë. Kjo fitore më bënë shumë të lumtur. Nuk ishte aspak e lehtë të fitoi këtë garë, për pak sa nuk pësova nga aksidenti. Por në fund ia dola mbanë edhe pse ishte shumë vështirë sidomos në metrat e fundit në sprint, kur isha tri km larg kryesuesve”, është shprehur, ai. Edhe pas kësaj gare, Fabian Cancellara, ruajti fanellëne vedrdhë, duke qëndrauar në krye të renditjes së përgjithshme, kur e mori atë pozitë në ditën e parë të këtij edicioni.
Nesër zhvillohet etapa e gjashtë e Turit të Francës: Epernay-Metz (207.5 km). Favoritë për fitimin e saj janë sërish sprintierët.

Rezultatet e etapës së pestë

André GREIPEL 04:41:30
Mattheë Harley GOSS +00:00:00
Juan Jose HAEDO +00:00:00
Samuel DUMOULIN +00:00:00
Mark CAVENDISH +00:00:00
Tom VEELERS +00:00:00
Oscar FREIRE +00:00:00
Alessandro PETACCHI +00:00:00
Sébastien HINAULT +00:00:00
Yohann GENE +00:00:00

Renditja e përgjithshme

1. Fabian CANCELLARA 24h 45' 32''
2. Bradley ËIGGINS +00' 07''
3. Sylvain CHAVANEL +00' 07''
4. Tejay VAN GARDEREN +00' 10''
5. Edvald BOASSON HAGEN +00' 11''
6. Denis MENCHOV + 00' 13''
7. Cadel EVANS +00' 17''
8. Vincenzo NIBALI +00' 18''
9. Ryder HESJEDAL +00' 18''
10. Andréas KLÖDEN +00' 19''


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat