Sagan sërish i pari

Zgjedhjet 2014

Sagan sërish i pari

Nga: Alban Lumi Më: 3 korrik 2012 Në ora: 19:56

Çiklisti sllovak,Petar Sagan, brenda katër ditëve ka shënuar dy fitore, duke e përmbyllur edhe etapën e tretë në pozitën e parë. Sagan kishte dal i pari edhe në etapën e parë. Ai pati mesataren e shpejtësisë prej 41.8 km/h.

Petar Sagan, ka kaluar i pari në cak në ditën e katërt të “Tour de France”, duke bërë për vete edhe etapën e tretë. Ai kaloi 197 km nga Orchies deri Boulogne-sur-More për kohën prej 4 orë, 42 minuta e 58 sekonda. Sagan këtë rrugë e kaloi me mesataren e shpejtësisë prej 41.8 km/h. Menjëherë pas këtij triumfi, Sagan u shpreh. “Pas fitoreve që i arrita në Kaliforni dhe Zvicër, më është shtuar shpresa që do të fitoi edhe këtu së paku në disa etapa. Pas kësaj fitore unë jam shumë i lumtur. E disa se sot çiklistët e shtigjeve të shkurtra që nuk do të jenë në fazën finale”, ka thënë ai. Më pas Sagan ka shtuar se këtë fitore t’ia ketë dedikuar shokëve të tij, derisa e pranon se idhull e ka ish kampionin në MotoGP, Valentino Rossi. “Jam tip që kam dëshirë me provokuar në garë, këtu e kam idhull edhe garuesin me motoçikleta, Rossi. Ndërkaq për të arritur këtë sukses sigurisht se kisha edhe ndihmën madhe të shokëve të skuadrës, të cilët më kanë dhënë kurajo të madhe”, është shprehur më pas 22 vjeçari, i cili mëton të le gjurmë që tani në garën më të madhe të çiklizmit botëror. Sagan edhe pse ka fituar në dy etapa, duke dal i vetmi çiklist me fitore të dyfishtë në këtë edicion, ende nuk ka hyrë në mesin e dhjetë çiklistëve në renditjen e përgjithshme. Megjithatë fanellën e verdhë edhe pas kësaj etape vazhdon ta mbanë zvicerani, Fabian Cancellara. Ky i fundit në etapën e tretë doli të jetë i katërti. Në pozitën e dytë në etapën e tretë doli të jetë Edvald Boasson Hagen, ndërkaq pas tij ishte Peter Velits. Ndërkaq kampioni i vitit të kaluar, i cili ka punë mjaftë të vështirë për të përsëritur suksesin e edicionit 98-të, Cadel Evans, përfundoi garën në pozitën e gjashtë, Evans në renditjen e përgjithshme është pozicionuar në pozitën e shtatë. Gara e ardhshme, e cila zhvillohet të mërkurën, ka gjatësi prej 214.5 km përshkon rrugën nga Abbeville në Rouen.


Rezultatet e etapës së tretë

1. Peter SAGAN 04h 42′ 58”
2. Edvald BOASSON HAGEN + 00′ 01”
3.Peter VELITS 199 + 00′ 01”
4.Fabian CANCELLARA + 00′ 01”
5.Michael ALBASINI + 00′ 01”
6.Cadel EVANS + 00′ 01”
7.Nicolas ROCHE + 00′ 01”
8.Samuel SANCHEZ + 00′ 01”
9.Bauke MOLLEMA + 00′ 01”
1. Vincenzo NIBALI + 00′ 01”

Renditja e përgjithshme

1. Fabian CANCELLARA 14h 45′ 30”
2. Bradley ËIGGINS ” + 00′ 07”
3. Sylvain CHAVANEL + 00′ 07”
4. Tejay VAN GARDEREN + 00′ 10”
5. Edvald BOASSON HAGEN + 00′ 11”
6. Denis MENCHOV + 00′ 13”
7. Cadel EVANS + 00′ 17”
8. Vincenzo NIBALI + 00′ 18”
9. Ryder HESJEDAL + 00′ 18”
10. Andréas KLÖDEN + 00′ 19”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat