Sagan fitues i etapës së parë

Zgjedhjet 2014

Sagan fitues i etapës së parë

Nga: Alban Lumi Më: 1 korrik 2012 Në ora: 18:51

Fitues i etapës së parë Liezh-Seriang të Turit te Francës është sllovaku, Peter Sagan, renditjes së përgjithshme edhe më tej i prinë zvicerani Fabian Cancarella.

Pasi një ditë më parë filloi edicioni i 99-të, në Tour de France, gara më interesante e çiklistëve për gjatë një vitit kalendarik, ajo vazhdoi me etapën e parë. Kjo etapë, përshkoi rrugët nga Liezh deri Seriang dhe që ishte e gjatë 198 km. Ashtu siç pritej kjo etapë dhuroi emocione të shumta teksa pjesa e fundit e garës pati edhe konkurrencën më të madhe dhe që u mbyll me triumfin e Sagan. Ai doli në cak për kohën prej 04h 58′ 19”, njëherësh Sagan ishte edhe çiklisti më i ri i garës, dhe pavarësisht që ngadhënjeu në këtë etapë, ai do të vesh fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri. Pas sllovakut në pozitën e dytë përfundoi zvicerani, Kancelara, ndërsa vendi i tretë shkoi për çiklistin norvegjez, Boason Hagen. Etapa e dytë do të pasohet nga Vize deri Turne, e cila është e gjatë 207.5 km. Kjo është gara me shtegun më të gjatë, që e bënë edhe më të veçantë atë. Sigurisht se do të shohim rivalitet të fortë e sidomos në mes atyre çiklistëve që shquhen për shtigjet e gjata. Si edhe në ditën e parë, ku u zhvillua prologu edhe në Etapën e parë, çiklisti gjerman, Tony Martin ishte i pafat. Derisa në hapje ai kishte problem me biçikletën, këtë radhë gjermani kishte pësuar një lëndim, por megjithatë mori vetën dhe përfundoi garën, e cila megjithatë bëri që të mos ketë rezultatet e pritura. Ndërkaq shpejtia mesatare që arritën çiklistët në këtë garë doli të jetë 39 km/h, por që në segmente të ndryshme arrinte edhe në 60 km/h. Fituesi i prologut, Fabian Cancarella edhe pas kësaj gare është në krye të ranglistës së përgjithshme, duke e mbajtur edhe fanellën e verdhë, me 55 pikë të tubuara.

Rezultatet e etapës së dytë

1. Peter SAGAN (SVK) 04h 58′ 19”
2. Fabian CANCELLARA (Zvi) + 00′ 00”
3. Edvald NORBOASSON HAGEN (Nor) + 00′ 00”
4. Philippe GILBERT (Bel) + 00′ 00”
5. Bauke MOLLEMA (Hol) + 00′ 00”
6. Alejandro VALVERDE (Spa) + 00′ 00”
7. Robert GESINK (Hol) + 00′ 00”
8. Daniel MARTIN (Irl) + 00′ 00”
9. Ryder HESJEDAL (Kan) + 00′ 00”
10. Dries DEVENYNS (Bel) + 00′ 00”

Renditja e përgjithshme

1. Fabian SUICANCELLARA (Zvi) 05h 05′ 32”
2. Bradley ËIGGINS (Ang) + 00′ 07”
3. Sylvain CHAVANEL (Fra) + 00′ 07”
4. Tejay VAN GARDEREN (ShBA) + 00′ 10”
5. Edvald BOASSON HAGEN + 00′ 11”
6. Denis MENCHOV (Rus) + 00′ 13”
7. Philippe GILBERT (Bel) + 00′ 13”
8. Cadel EVANS (Aus) + 00′ 17”
9. Vincenzo NIBALI (Ita) + 00′ 18”
10. Ryder HESJEDAL (Kan) + 00′ 18”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat