Cadel Evans-mbret i sivjetmë i Tour de France

Zgjedhjet 2014

Cadel Evans-mbret i sivjetmë i Tour de France

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 24 korrik 2011 Në ora: 18:34

Biçiklizëm: Tour de France-98-të

Me garën në etapën e fundit të 21-të të në shtegun Créteil deri Paris Champs-Élysées i gjatë 95 km, ra perdja e edicionit të 98-të të garës më prestigjioze të çiklizmit në botë “Tour de France”, ku pas maratonës 21 ditësh në 3430 kilometra rrugë e shtigje me kreshta malore, ngadhënjeu çiklisti australian Cadel Evans i cili pasi fitoi garën me kronometër të shtunën, i sigurt përmbylli garën duke u bërë mbret i edicionit të 98-të të Tour de France. Kështu, australiani Cadel Evans është bërë çiklisti i parë nga hemisfera jugore që fitoi garën më prestigjioze çiklizmit në botë.

"Disa njerëz besuan në mua gjithmonë. Unë gjithmonë kam besuar në vete. Dhe ne e bëmë atë që duhej. Në fakt gjithçka nxjerri në pah në 3-4 kilometrat e fundit të shtunë në garën me kronometër" ka thënë Evans i përlotur nga gëzimi. Etapën e fundit e fitoi Mark Cavendish me kohë prej 2h27'02'00''.

Në mbyllje të garës në fronin e më të mirit në renditjen e përgjithshme, arriti të ulet çiklisti australian Cadel Evans, me kohë të përgjithshme 86h12'22'00''. Ndërkaq çiklisti nga Luksemburgu Andy Schleck bashkë me vëllain e tij Frankun zunë pozitën e dytë dhe të tretë..

Ndërkaq. çiklisti anglez Mark Cavendish, i cili njihet si sprinteri më i mirë i ditëve të sotme përveç që fitoi edhe këtë etapë është pronar i fanellës së gjelbër me 330 pikë, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave i takoi çiklistit spanjoll Samuel Sanchez, që njihet si mbreti i maleve me 108 pikë, ndërsa fanellën e bardhë e bartë fituesi i etapës së 19-të francezi Pierre Rolland si çiklisti më i ri i garës. Skuadra më e suksesshme u tregua Garmin - Cervelo me kohë prej 258h18'49'00''.


Rezultatet e etapës së 21-të

1. Mark CAVENDISH(Ang) THR 2h27'02'00''

2. Edvald Boasson HAGEN(NOR)SKY 2h27'02'00''

3. André GREIPEL(GJER) OLO 2h27'02'00''

4. Tyler FARRAR(SHBA) GRM 2h27'02'00''

5. Fabian CANCELLARA(Zvic)LEO 2h27'02'00''

6. Daniel OSS (ITA) LIQ 2h27'02'00''

7. Borut BOZIC(SLO) VCD 2h27'02'00''

8. Tomas VAITKUS(LTU) AST 2h27'02'00''

9. Gerald CIOLEK(GJER) QST 2h27'02'00''

10.Jimmy ENGOULVENT(FRA)SAU 2h27'02'00''

Renditja e përgjithshme

1. Cadel EVANS (AUS) BMC 86h12'22'00''

2. Andy SCHLECK(LUX) LEO 86h13'56'1'34''

3. Frank SCHLECK(LUX) LEO 86h14'52'2'30''

4. Thomas VOECKLER(FRA) EUC 86h15'42'3'20''

5. Alberto CONTADOR(SPA)SBS 86h16'19'3'57''

6. Samuel SANCHEZ(SPA) EUS 86h17'17'4'55''

7. Damiano CUNEGO(ITA) LAM 86h18'26'05''

8. Ivan BASSO(ITA) LIQ 86h19'45'7'23''

9. Tom DANIELSON(SHBA) GRM 86h20'37'8'15''

10.Jean-Christophe PERAUD(FRA)ALM 86h22'33'10'11''

Renditja e skuadrave


1. TEAM GARMIN - CERVELO 258h18'49'00''

2. TEAM LEOPARD-TREK 258h29'53'11'04''

3. AG2R LA MONDIALE 258h30'09'11'20''

4. TEAM EUROPCAR 259h00'42'41'53''

5. EUSKALTEL - EUSKADI 259h10'49'52'00''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat