Edhe një triumf i Luis Sanchezit

Zgjedhjet 2014

Edhe një triumf i Luis Sanchezit

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 14 korrik 2011 Në ora: 18:29

Biçiklizëm: Tour de France-98-të

Nëpër një mot të mirë herë- herë me diell të fortë është zhvilluara gara e Etapës së 12-të e edicionit të 98-të të Tour de France në shtegun nga Cugnaux deri në Luz-Ardiden i gjatë 211 km, ku më i shpejti doli të jetë çiklisti spanjoll Luis Sanchez, i cili fitoi edhe etapën e nëntë të së dielës duke lënë parapa në vend të dytë belgun Jelle Bannendert dhe në vendin e tretë çiklistin nga Luksemburgu Frank Schleck, vëllain madh të Andyt.

Edhe etapa e 12-të u karakterizua me shumë përplasje si kurrë ndonjëherë më të shpeshta, por për fat të mirë jo me pasoja sikur incidenti i ndodhur të dielën kur u zhvillua tapa e 9-të.

Edhe pas etapës së 12 -të renditjes së përgjithshme, edhe më tutje prin çiklisti francez Thomas Voeckler, me kohë të përgjithshme prej 51h54'44'' 00'' , i cili tash edhe bartë fanellën e verdhë. Çiklisti anglez Mark Cavendish pas fitores në këtë etapë ka zhveshur fanellën e gjelbër nga belgu Philippe Gilbert për ta bartë vete, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave tash e bartë çiklisti spanjoll Samule Sanchez, ndërsa fanellën e bardhë edhe më tutje do ta bartë francezi Arnold Jeannesson si çiklisti më i ri i garës.

Çiklistët ditën e premte do të vazhdojnë garën për të fituar etapën e 13-të në shtegun nga Pau-Lourdes të gjatë 152.5 km me një reliev me kreshta të mëdha e ku lartësia mbidetare arrin deri në 1709, ndërsa nisja nga Pau njihet si vendi me pasion sportiv dhe paqedashës, dhe stadiumi më i madh dhe më i vjetër i golfit në Evropë flet në dobi të këtij vendi. Përfundimi i etapës në Lurdez, vend ky që njihet si vendi me pelegrinazhin me të madh të krishterë pas Vatikanit. Siç kemi thënë disa herë gjatë këtyre ditëve, sprovat e vërteta për çiklistët fillojnë tash pas etapës së 12-të deri në etapën e fundit që është e sheshtë dhe mbaron në Paris.

Rezultatet e etapës së 12-të

1. Samuel SANCHEZ(Spa) EUS 6h01'15'' 00''

2. Jelle VANENDERT(Bel) OLO 6h01'22'' 07''

3. Frank SCHLECK(Lux) LEO 6h01'25'' 10''

4. Ivan BASSO(Ita) LIQ 6h01'45'' 30''

5. Cadel EVANS(Aus) BMC 6h01'45'' 30''

6. Andy SCHLECK(Lux) LEO 6h01'45'' 30''

7. Damiano CUNEGO(Fra) LAM 6h01'50'' 35''

8. Alberto CONTADOR(Spa) SBS 6h01'58'' 43''

9. Thomas VOECKLER(Fra) EUC 6h02'05'' 50''

10.Pierre ROLLAND(Fra) EUC 6h02'05'' 50''

Renditja e përgjithshme

1. Thomas VOECKLER(Spa) EUC 51h54'44'' 00''

2. Frank SCHLECK(Lux) LEO 51h56'33'' 1'49''

3. Cadel EVANS(Aus) BMC 51h56'50'' 2'06''

4. Andy SCHLECK(Lux) LEO 51h57'01'' 2'17''

5. Ivan BASSO(Ita) LIQ 51h58'00'' 3'16''

6. Damiano CUNEGO(Ita) LAM 51h58'06'' 3'22''

7. Alberto CONTADOR(Spa) SBS 51h58'44'' 4'00''

8. Samuel SANCHEZ(Spa) EUS 51h58'55'' 4'11''

9. Tom DANIELSON(Shba) GRM 51h59'19'' 4'35''

10.Nicolas ROCHE(Irl) ALM 51h59'41'' 4'57''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat