Luis Sanchez fitoi etapën, Voeckler merr kryesimin

Zgjedhjet 2014

Luis Sanchez fitoi etapën, Voeckler merr kryesimin

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 11 korrik 2011 Në ora: 10:12

Biçiklizëm: Tour de France-98-të

Shtatë çiklistë u detyruan të braktisin garën gjatë fazës të gjatë 208 km nga Issoire të Saint-Miell, pas një përplasje që ndodhi 38 km para përfudnimti të garës, veçanërisht duhet dalluar Vinokourovin nga Kazakistani (Astana) dhe belgun Jurgen Broeck (Omega Pharma-Lotto), të cilët morën edhe lëndime e që kishin kohë të mirë deri në ato momente. Këtë përplasje e shfryëzuan të tjerët sidomos spanjolli Luis Sanchez, i cili pasataj arriti i pari në cak, duke lënë prapa çiklistin francez Thomas Voeckler, i cili mori kryesimin dhe në pozitën e tretë u renditë bashkëkombësi i tij Sandy Casar. Kampioni aktual Alberto Contador renditet i 16-ti me një ngecje nga kryesuesi 4 sekonda e 7 të qindtat, që nuk është ndonjë epërsi që nuk mund të anulohet.

Pas etapës së 9 -të ndërrohet kreu i renditjesë përgjithshme, çiklisti norvegjez Thur Hushovd u detyrua të lëshojë fronin pas më shumë se 7 etapave sa e kryesojë gjatë kësaj kohe dhe tashmë në rendtije zë pozitën e 24-të. Kështu edhe pas etapës së 9-të renditjes së përgjithshme i prinë çiklisti francez Thomas Voeckler, i cili në këtë etapë u renditë i 2-ti ndërsa renditjes i prinë me kohë të përgjithshme prej 38h35'11'' 00'' , i cili tash edhe bartë fanellën e verdhë. Çiklisti belg Philippe Gilbert tash do të bartë fanellën e gjelbër pas etapës së terë, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave tash e bartë çiklisti amerkan Tejay Van Garderen, ndërsa fanellën e bardhë edhe më tutje do ta bartë holandezi Robert Gisnik si çiklisti më i ri i garës.

E hëna për çiklistët është ditë pushimi, ndërsa të martën do të vazhdojë beteja për ta fituar etapën e 10-të në shtegun Aurillac- Carmaux i gjatë158 km me një reliev më të lehtë kodronor dhe me pak kreshta dhe përpjetëza të përballueshme e ku lartësia mbidetare vende- vende arrin deri në 751 metra. Tash fillojnë sprovat e vërteta për çiklistët, ku nevojitet forcë e madhe dhe fitojnë zakonisht ata që dinë mirë të racionalizojnë forcën në mënyrë që në fund të etapës të dalin fitimtar.

Rezultatet e etapës së 6-të

1. Luis-Leon SANCHEZ(Spa) RAB 5h27'09'' 00''

2. Thomas VOECKLER(Fra) EUC 5h27'14'' 05''

3. Sandy CASAR(Fra) FDJ 5h27'22'' 13''

4. Philippe GILBERT(Bel) OLO 5h31'08'' 3'59''

5. Peter VELITS(Svk) THR 5h31'08'' 3'59''

6. Cadel EVANS(Aus) BMC 5h31'08'' 3'59''

7. Andy SCHLECK(Lux) LEO 5h31'08'' 3'59''

8. Tony MARTIN(Gjer) THR 5h31'08'' 3'59''

9. Frank SCHLECK(Lux) LEO 5h31'08'' 3'59''

10.Damiano CUNEGO(Ita) LAM 5h31'08'' 3'59''

Renditja e përgjithshme

1. Thomas VOECKLER(Fra) EUC 38h35'11'' 00''

2. Luis-Leon SANCHEZ(Spa) RAB 38h37'00'' 1'49''

3. Cadel EVANS(Aus) BMC 38h37'37'' 2'26''

4. Frank SCHLECK(Lux) LEO 38h37'40'' 2'29''

5. Andy SCHLECK(Lux) LEO 38h37'48'' 2'37''

6. Tony MARTIN(Gjer) THR 38h37'49'' 2'38''

7. Peter VELITS(Svk) THR 38h37'49'' 2'38''

8. Andréas KLÖDEN(Gjer) RSH 38h37'54'' 2'43''

9. Philippe GILBERT(Bel) OLO 38h38'06'' 2'55''

10.Jakob FUGLSANG(Zvic) LEO 38h38'19'' 3'08''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat