Ndrenika – Veliajt: Të kanë gënjyer, teatri nuk kushton 30 milionë euro - Bota Sot
Ndrenika – Veliajt: Të kanë gënjyer, teatri nuk kushton 30 milionë euro

Tirana

E enjte, 21 qershor 2018

Ndrenika – Veliajt: Të kanë gënjyer, teatri nuk kushton 30 milionë euro

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 12:57
Robert Ndrenika

Gjatë ditës së sotme kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pati një seancë dëgjimore me artistët për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Në fjalën e tij, Veliaj shprehu bindjen se është zgjedhur formula më e mirë qoftë artistët, qoftë qyteti i Tiranës do të marrin një dhuratë fantastike me teatrin e ri.

Ai tha se sipas vlerësimeve, teatri i ri do të kushtojë rreth 30 milionë euro.

“Pas vlerësimeve tona kush ka qenë jashtë dhe ka pyetur sa janë kostot e teatrove të rinj dhe atyre që ndërtohen e di që pak a shumë shkon 4-5 fishi i një pallati se nuk është pllaka manjelike dhe tuba hidraulikë. Pra kostot dhe me çmimet e Shqipërisë për teatrin nëse do t’i bënim një ekuivalentim për rreth 9500 m2 do të ishin 30 milionë euro duke pasur parasysh një investim prej 3000 eurosh/m2 që të ketë gjithë parametrat e një teatri modern. Pyetja është sa janë, janë shumë apo pak? Unë e di që 99% e njerëzve pas 3 shifrave nuk i kuptojnë më sa janë vlerat.

Nga viti 2005-2013, pra në dy mandate të qeverisë së kaluar janë harxhuar 1.8 miliardë lekë për kulturën në total. Nga qeveria e re në 5 vite 1.5 miliardë lekë. Pra në total 13 vite investim për çdo gjë në kulturë kanë këto lloj kosto.

Është një mënyrë për të ilustruar se nëse ne do të pranonim që ta bënim këtë gjë vetë atëherë në 13 vite ne nuk do të kishim asnjë investim, asnjë performancë, as një financim apo sponsorizim të artit dhe të kulturës në republikën tonë nëse të gjitha do të shkonin për këtë projekt dhe do të duhej që për 13 vjet t’i fusnim në frigorifer të gjitha idetë dhe të gjitha planet që kemi për të bërë këtë.

Ua jap vetëm për efekt llogaritje se për çfarë shumash po flasim edhe në fakt sa kushton arti dhe kultura ose buxhetet normale në Shqipëri”, deklaroi Veliaj.

Por në replikë më Veliaj, aktori i mirënjohur Robert Ndrenika u shpreh se teatri i ri është i domosdoshëm, por jo me Partneritet Privat Publik.

“Kam vuajtur shumë nga çështja e Partneritetit Privat Publik. Unë jam kundra kësaj. Ndoshta projekti i paraqitur është i mirë, por unë jam kundër mënyrës së ndërtimit. Për skenën kam pikëpyetje dhe për këtë duhet të flasin edhe regjisorët.

Me atë 30 milionë eurove, kam përshtypjen që të kanë gënjyer. Maksimumi mund të kushtojë 15 milionë euro. Një teatër i ri i mirë duhet patjetër, e meriton Tirana një teatër të ri. Mendoj që të bëhet një studim i këtij kompleksi që është”, u shpreh Ndrenika.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test