Nga transformimi i lumit të Tiranës te ndërtimi i unazës së 5-të, Veliaj: Nuk keni parë gjë akoma - Bota Sot
Nga transformimi i lumit të Tiranës te ndërtimi i unazës së 5-të, Veliaj: Nuk keni parë gjë akoma

Tirana

E mërkurë, 22 gusht 2018

Nga transformimi i lumit të Tiranës te ndërtimi i unazës së 5-të, Veliaj: Nuk keni parë gjë akoma

Më: 6 maj 2018 Në ora: 13:15
Tirana

Në prezantimin sot të projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku do të hapet edhe segmenti i dytë në Bulevardin e Ri të Tiranës, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ndal te transformimet që ka pësuar kjo zonë falë investimeve.

“Lajmi më i mirë është për njësinë 4.8.9 që e prisnin shiun me dorë ne zëmër, pasi përmbyteshin. Ky është një problem si ‘përrallë nga e kaluara’. Nuk duhet të shqetësohemi më për lumin e Tiranës. Ai nuk është më vetëm një projekt rehabilitimi pasi sot kemi mbjellë vetëm 4 mijë pemë, 20 mijë shkurre dhe 8.5 km shtigje. Por ju them se nuk keni parë gjë akoma se si do të transformohet lumi i Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se Bulevardi është projektuar më shumë për qytetarët dhe një korsi për autobusët. “Tirana është e distinuar që të vazhdojë të rritet. Sot INSTAT na tregon se Tirana vazhdon të rritet me ritmet 25 mijë deri në 30 mijë persona çdo vit. Do të thotë 7 deri në 8 mijë apartamente çdo vit. Më në fund kemi një valvul shkarkimi. Ka rreth 4 ambasada që mendojnë të transferohen në këtë lagje. Në fund të verës do të hapim rrugën ‘Siri Kodra’. Bashkia e Tiranës do të zhvendoset në Bulevardin e Ri, duke dhënë vet shembullin për të lehtësuar sadopak”, tha kryebashkiaku.

Ai tha se plani i qeverisë Rama është që të vazhdojë me unazën e 5-të e cila do ta bënte më të thjeshtë hyrjen e daljen nga Tirana nëpërmjet këtij Bulevardi por edhe lidhjen me rrugën e Rinasit dhe të Aeroportit.

Gjithashtu, deklaroi Veliaj do të ndërtohet edhe parku i ri qendror ku Bulevardi do të përfundojë me një shesh ceremonial ku bashkë me parqet lineare do të jetë hapësira më e madhe rekrative brenda Tiranës, e ngjashme në përmasa me parkun e Liqenit të Tiranë ose me atë të Farkës  dhe shumë herë më e madhe se sa parku Rinia. /ATSH

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test