Historia e veçantë e Bunës nga Gjakova, ja surpriza që i bëri babait për ditëlindje - Bota Sot
Historia e veçantë e Bunës nga Gjakova, ja surpriza që i bëri babait për ditëlindje

Tirana

E martë, 21 gusht 2018

Historia e veçantë e Bunës nga Gjakova, ja surpriza që i bëri babait për ditëlindje

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:31
Astriti

Teksa ishte për vrap nga kodrat e Parkut të Madh të Liqenit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është përballur dje me një surprizë tejet të bukur. 

Ai është ndalur nga një familje nga Gjakova e ardhur në Tiranë enkas për të mbjellë një pemë, pasi dëshira e Bunës së vogël ishte që për 40-vjetorin e babait të saj të mbillte një pemë në kryeqytet me pretekstin se “pemët për ditëlindje mbillen veç në Tiranë”.

“Dje tek mbaroja vrapin nga Liqeni, më ndalon Astriti enkas nga Gjakova me familjen e tij të bukur Vlora dhe Buna! E bija kish vendosur t’i mbillte një pemë x 40-vjetor babit me pretekstin se “pemët për ditëlindje mbillen veç në Tiranë. Sot @aprtirana ia plotësoi dëshirën”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në twitter.

Bashkia e Tiranës ka ftuar subjekte private apo individë që të bëhen pjesë e revolucionit të gjelbër duke dhuruar pemë në Tiranën për të përkujtuar një datë të shënuar apo një njeri të dashur si investim për ta bërë më të bukur e më të jetueshëm kryeqytetin.  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test