Siguria rrugore, 11 të arrestuar dhe 898 gjoba në Tiranë - Bota Sot
Siguria rrugore, 11 të arrestuar dhe 898 gjoba në Tiranë

Tirana

E shtunë, 18 gusht 2018

Siguria rrugore, 11 të arrestuar dhe 898 gjoba në Tiranë

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 16:50
Ilustrim

Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku nga alkool testet ka rezultuar se sasia e alkoolit të konsumuar varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.29 mg/l. Si dhe një drejtues mjeti i pa pajisur me leje drejtimi.

Janë tërhequr 89 leje drejtimi, nga këto: 29 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.22mg/l deri në 0.49 mg/l, 47 leje drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, si në autostradë ashtu edhe në qendrat e banuara brenda qytetit të Tiranës, shpejtësi që varionin në autostradë deri në 219 km/orë dhe në qendrat e banuara deri në 106 km/orë, 13 leje drejtimi për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Po gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku janë vendosur gjithsej 898 masa administrative, nga këto: 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 85 masa për parakalim të gabuar, 98 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit, 60 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe 11 pa kontroll teknik të mjetit, 568 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 9 mjete për mosshlyerje të masave administrative. Policia Rrugore e Tiranës, edhe në ditët në vijim, do vijojë kontrollet me intensitet, për të evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelës të Kodit Rrugor, për të përmbushur objektivin parësor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test