Darka e 7 diplomatëve në Tiranë, çfarë po ndodh... - Bota Sot
Darka e 7 diplomatëve në Tiranë, çfarë po ndodh...

Tirana

E enjte, 16 gusht 2018

Darka e 7 diplomatëve në Tiranë, çfarë po ndodh...

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 22:31
Donald Lu

Të paktën 7 diplomatë po darkojnë në një restorant pranë qendrës së Tiranës. Prania e një prej ambasadorëve është njoftuar në rrjetet sociale nga pronari i restorantit, ndërsa në darkë janë të pranishëm 4 ambasadorë, dy këshilltarë dhe një funksionar i lartë i trupit diplomatik.

Sikundër mësohet, organizator i darkës është diplomati amerikan në Tiranë dhe duket se ka lidhje me vizitën e Ambasadores së Kanadasë në Itali, e cila duket se ka vizituar kryeqytetin shqiptar. Madje ajo shoqërohet nga Marc-Antoine Dumas, që është funksionar i lartë i kësaj ambasade po në Itali.

Nga të dhënat mësohet se në darkë, janë të pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman dhe Makoto Ito, ambasadori i Japonisë në Shqipëri.  

Të pranishme në darkë janë edhe dy këshilltare të dy ambasadave të rëndësishme në Tiranë, asaj franceze dhe italiane.

Mësohet se në tavolinën e rezervuar, ndodhen edhe emrat e secilit prej pjesmarrësve.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test