Kërcënoi të hidhej nga shtylla, zbret pas negocimit me policinë - Bota Sot
Kërcënoi të hidhej nga shtylla, zbret pas negocimit me policinë

Tirana

E shtunë, 18 gusht 2018

Kërcënoi të hidhej nga shtylla, zbret pas negocimit me policinë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:15
Skënder Doda

Policia e Tiranës është  njoftuar nëpërmjet një telefonate se pranë një qendre tregtare në zonën e Lundrës, një person po kërcënon se do të hidhet nga një shtyllë e tensionit të lartë.

Personi që kërcënon se do të hidhet nga shtylla quhet Skënder Doda. Ai pretendon se është duke ju cënuar prona private prej 1300 metër katrorë, nga ndërtimi i një rruge pa asnjë dokument dhe pa asnjë shkresë.

Doda prej dy muajsh ka kërkuar një projekt të detajuar për këtë rrugë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë, policia, ambulanca dhe forcat zjarrëfikëse mbërritën shpejt në vendngjarje dhe negociuan me Dodën, që ai të zbresë nga shtylla dhe të evitohet një vetëflijim i mundshëm.

Rreth një orë pas ngjitjes në shtyllën e tensionit të lartë, Skënder Doda ka zbritur prej andej.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test