Moti vazhdon me surprizat, ja parashikimi për ditën e sotme

Tirana

Moti vazhdon me surprizat, ja parashikimi për ditën e sotme

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 08:17
Tirana

Kthjellime e vranësira të lehta dominojnë thuajse gjithë vendin, por vranësira të shpeshta e reshje të pakta do ketë ekstremin Verior dhe Verilindor në orët e para të ditës.

Pasditja sjell kthjellime e vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira të dukshme do ketë në zonat Lindore deri në mbrëmje kur moti rikthjellohet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me 2 – 3°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat