Tiranë - Të shtëna me armë gjatë natës, terrorizohen banorët

Tirana

Tiranë - Të shtëna me armë gjatë natës, terrorizohen banorët

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 09:41
Policia

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar për të shtëna me armë zjarri.  Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.

“Më datë 19.06.2017, rreth orës 02:30, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një njoftim se në rrugën “Njazi Meka”, ka të shtëna me armë zjarri. Nga verifikimet ka rezultuar se në këtë segment është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri”, tha policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë model 56. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapje e autorit/ëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat