Koncert festiv në Tiranë

Tirana

Koncert festiv në Tiranë

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 21:39
Pamje nga Tirana e zbukuruar

Në vigjilje të Krishtlindjes në Sheshin “Nënë Tereza”, Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert, ku performuan artistë të njohur shqiptarë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij përshëndetëse, uroi besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.

“Pa dyshim të gjithë keni marrë dhurata, dhe dhurata ime është për t’i shërbyer qytetit më të bukur në botë”, deklaroi Veliaj.

Në skenë u ngjitën artistë të njohur si Kastriot Tusha, Marjana Leka, Armando Kllogjeri, formacioni Fatos Qerimaj, Banda e Tiranës, kori i fëmijëve apo orkestra dhe kori i Liceut Artistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat