Goditën me grushte dhe karrige punonjësit e bashkisë, 4 të arrestuar

Tirana

Goditën me grushte dhe karrige punonjësit e bashkisë, 4 të arrestuar

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 17:11
Policia e Tiranes

Tiranë-Katër persona janë arrestuar nga policia në kryeqytet. Jetmir Deda, 41 vjeç; Naim Sula, 29 vjeç; Admir Strazimiri, 40 vjeç si dhe djali Jetmirit, 17-vjeçari E. D kanë përfunduar në pranga të policisë.

Ata kanë rrahur punonjësit e policisë bashkiake, që ishin në aksion për lirimin e hapësirave publike, në rrugën “Ferit Xhajko”.

Fillimisht punonjësit e policisë bashkiake kanë haur në kundërshtimin e njërit prej pronareve të bizneseve që ndodhen në këtë rrugë. Naim Sula ishte ati që kishte zëne hapësirën publike.

Sula së bashku me 3 të arrestuarit e tjerë kanë goditur me grushte, karrige dhe sende të tjera elektroshtëpiake punonjësit e policisë bashkiake duke i shkaktuar dëmtime te ndryshme ne trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat