Zona e Unazës së Re në kryeqytet mund të ketë kufizime të furnizimit me ujë mbrëmjen e sotme.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Ujësjellësi i Tiranës informon se kufizimi vjen për shkak të punimeve që OSHEE-ja po kryen në nënstacionin e pompimit në Bërxull.
“Ujësjellësi i Tiranës njofton se gjatë mbrëmjes së sotme, në zonën e Unazës së Re mund të ketë kufizime të furnizimit me ujë për arsye të punimeve që OSHEE-ja po kryen në nënstacionin e pompimit në Bërxull”, thuhet në njoftim.