Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave publike në disa lagje të kryeqytetit

Tirana

Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave publike në disa lagje të kryeqytetit

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 15:38
Aksioni i Bashkise se Tiranes

Bashkia e Tiranës ka vijuar punën për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet dhe pastrimin e tyre. Grupet e punës janë përqendruar në rrugët “Seit Bathorja”, “Budi”, “Dhimitër Kamarda”, “Shemsi Haka”, etj, për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë abuzive nga privatet.

Parkingje të bllokuara, lulishte të zaptuara dhe tabela që pengonin lëvizjen e qytetareve ishin objekt i ndërhyrjes, që do të vijojë dhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Në këtë aksion, policia bashkiake u mbështet edhe nga Punëtorët e Qytetit.

Me mjetet e kësaj të fundit u larguan të gjitha materialet e përdorura për zaptimin e hapësirave publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat