Aksident i frikshëm, makina luksoze përplaset me urbanin, tmerrohen pasagjerët

Tirana

Aksident i frikshëm, makina luksoze përplaset me urbanin, tmerrohen pasagjerët

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 10:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Një automjet tip “Porsche” është përplasur me një urban në zonën e “Doganës”.

Nga pamjet e siguruara, shihet se automjeti i cili ka përplasur urbanin në pjesën anësore është dëmtuar konsiderueshëm.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim të policisë dhe nuk dihet nëse ka të lënduar në njerëz, apo vetëm dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat