Mirë se vini n’Tiron/ Street Art mbushin rrugët e Kryeqytetit Europian të Rinisë

Tirana

Mirë se vini n’Tiron/ Street Art mbushin rrugët e Kryeqytetit Europian të Rinisë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 19:47
Atmosfera e Kryeqytetit Europian të Rinisë

Mirë se vini n’Tiron! Atmosfera e Kryeqytetit Europian të Rinisë ndihet çdo ditë e më shumë.

Që nga grafikat artistike në rrugë, dekori, banera e deri te sinjalistika rrugore, kryefjalë kudo është mirëseardhja në kryeqytetin shqiptar, i cili është epiqendra e këtij viti për aktivitete kombëtare e ndërkombëtare me në fokus rininë.

Rrugët e Tiranës, muret, bordurat e plot ambiente të tjera publike janë shndërruar në telajo për artistët e street art. “It’s all about youth”, është mbishkrimi që fton këdo në Tiranë në vitin ku janë planifikuar mbi 1000 aktivitete kulturore, sportive, koncerte.

Rita Ora e Dua Lipa, artistet shqiptare me famë ndërkombëtare kanë konfirmuar tashmë koncertet e tyre. Po ashtu edhe Maluma e të tjerë artistë të mirënjohur në mbarë globin do të performojnë në Tiranën, kryeqytet i Europës 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat