Lotari sportive në një lokal në Tiranë, mes dy arrestuarve pronari

Tirana

Lotari sportive në një lokal në Tiranë, mes dy arrestuarve pronari

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Dy persona ranë në prangat e policisë për organizimin e lotarive të palejuara.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit E. O., 35 vjeç dhe A. D., 41 vjeç.

Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit E. O., në rrugën “Ndre Mjeda”, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat