“Avullojnë” biçikletat në Tiranë, hajdutët i “çmontojnë” në mes të ditës për 30 sekonda

Tirana

“Avullojnë” biçikletat në Tiranë, hajdutët i “çmontojnë” në mes të ditës për 30 sekonda

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Hajdutët nuk kanë më frikë. Tashmë nuk zgjedhin vetëm natën, por edhe mesin e ditës për të vjedhur pa u trembur aspak.

Media ka siguruar një video nga kamerat e sigurisë së një subjekti që tregon se si dy të mitur vjedhin dy biçikleta brenda pak sekondave.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në rrugën “Dritan Hoxha” në afërsi të “Zogut të Zi”.

Dy të miturit kanë arritur që brenda pak sekondave të vjedhin dy biçikletat duke këputur zinxhirin me të cilin ishin lidhur në shtyllë.

Rasti është denoncuar pranë komisariatit nr. 3 në Tiranë. Dyshohet se dy të miturit janë autorë edhe në disa vjedhje të tjera biçikletash në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat