Ngjarje tragjike në Tetovë, 4 vjeçarja goditet me makinë

Tetova

Ngjarje tragjike në Tetovë, 4 vjeçarja goditet me makinë

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 18:10
Ilustrim

Një vajzë e moshës katër vjeçare nga Tearca është lënduar pasi që është goditur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën lokale në Tearcë, kur makina “audi a4” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 24 vjeçari B.E nga ka goditur vajzën.

Gjatë goditjes vajza ka përfunduar me lëndime të rënda trupore dhe menjëherë është dërguar në klinikën e Tetovës.

Hetim në vendngjarje ka bërë ekip i Sektorit për Punë të Brendshëm të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat