Dhurohet donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetovës

Tetova

Dhurohet donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetovës

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Kompania e filantropit shqiptar Lazim Destani, “Ecolog International” ka dhuruar një donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetovës.

Në lidhje me këtë, sot në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi midis kompanisë Ecolog International, përfaqësuar nga filantropi Lazim Destani dhe Spitalit Klinik të Tetovës, përfaqësuar nga Drejtori i Spitalit, Ilir Demiri.

Memorandumi ka të bëjë me donacionin e radhës që familja Destani ka vendosur të bëjë në qytetin e Tetovës, donacion i cili do të zhvillohet në periudhën në vijim dhe do të fillojë me rikonstruimin total të një pjese të godinës për sëmundjet interne, ndërsa do të vazhdojë me mbështetje në mjete teknologjike, pajisje, inventar, etj.

Ilir Demiri për këtë donacion u shpreh se është i kënaqur dhe mirënjohës që kompania Ecolog dhe familja Destani kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Spitalin Klinik të Tetovës, ku parashikohet vlera e donacionit të jetë mbi një milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat