Alternativa: Është arritur marrëveshje me Lëvizjen Besa për koalicion lokal në Tetovë

Tetova

Alternativa: Është arritur marrëveshje me Lëvizjen Besa për koalicion lokal në Tetovë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Partia “Alternativa” informon se pas formalizimit të bashkëpunimit në nivel qendror ndërmjet tyre dhe Lëvizjes Besa, sot është rënë dakord që ky koalicion të shtrihet edhe në nivel lokal.

Nga Alternativa thonë se këshilltari komunal nga radhët e Alternativës në Tetovë, Faton Selami, është bashkuar me këshilltarët e shumicës, për të funksionuar kështu në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Tetovës.

“Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmishi, këshilltari komunal i Alternativës, Faton Selami, sekretari i Degës së Alternativës në Tetovë, Jusuf Abduli. 

Ndërsa këtë bashkëpunimin – në emër të nivelit qendror të partive përkatëse – e kanë përligjur edhe sekretarët e përgjithshëm të dy partive, Abdush Demiri dhe Zeqirija Ibrahimi, si edhe sekretarët organizativë Bashkim Murtezi dhe Adnan Azizi”, thonë nga Alternativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat