Të premten në Tetovë do të bëhet dezinsektim tokësor

Tetova

Të premten në Tetovë do të bëhet dezinsektim tokësor

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Komuna e Tetovës informon se me datë 01.09.2023 do të realizohet dezinsektimi i dytë nga toka në territorin e qytetit të Tetovës për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.

Nga komuna thonë se dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas orës 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike, në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

“Për dezinsektim do të përdoret preparat i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit për përdorim edhe atë 50 ml/11. Andaj qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë të bëjnë strehimin e bletëve në kosheret e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit mbajtjen e bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë pas trajtimit të territorit”.

“Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe t’i largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat