Në vendin e tragjedisë në Tetovë, vendosen lule

Tetova

Në vendin e tragjedisë në Tetovë, vendosen lule

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetarë të ndryshëm, kryesisht të rinj tetovar, mbrëmjen e sotme pranë ish-spitalit modular ku ndodhi tragjedia e mbrëmshme, kanë vendosur buqeta me lule në kujtim të 14 pacientëve që humbën jetën nga zjarri.

Qytetarët janë mbledhur në mënyrë spontane, pa ndonjë organizim paraprak, dhe kanë vendosur lule në disa vende të ndryshme përreth ish-spitalit.

Kujtojmë se zjarri që përfshiu spitalin modular në Tetovë ditën e djeshme rreth orës 20:30.

Humbën jetën 14 pacientë që ishin të shtruar me Covid dhe mbetën të lënduar 12 të tjerë, përfshirë 2 mjek dhe 4 infermiere.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat