“US Open”, Murray eliminohet në raundin e dytë nga Verdasco - Bota Sot
“US Open”, Murray eliminohet në raundin e dytë nga Verdasco

Tenis

E enjte, 20 shtator 2018

“US Open”, Murray eliminohet në raundin e dytë nga Verdasco

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 11:48
Andy Murray

Rikthimi i tenistit britanik Andy Murray në një turne “Grand Slam” përfundoi me një humbje në 4 sete nga spanjolli i vendit 31 të renditjes botërore për meshkuj, Fernando Verdasco, në raundin e dytë të “US Open”.

Britaniku, ish-numri 1 i botës, luajti në turneun e parë të kësaj rëndësie pas 14 muajsh mungesë, por u mposht 7-5, 2-6, 6-4 dhe 6-4 në sfidën e zhvilluar në Nju Jork.

Edhe pse disi i turbullt në lojën e tij, 31-vjeçari Murray luftoi fort, por jo mjaftueshëm sa për të mposhtur 34-vjeçarin Verdasco. Ndërkohë, pas eliminimit edhe të Cameron Norrie nga serbi Dusan Lajoviç, Britania mbetet pa përfaqësim në këtë turne prestigjioz.

Ky ishte turneu i pestë në të cilin luante Murray që prej janarit, pas kryerjes së një ndërhyrjeje kirurgjikale. Skocezi u shfaq tejet i lodhur gjatë përballjes fizike në “Arthur Ashe Stadium”, ku ndikim patën edhe kushtet e motit me temperatura deri në 38 gradë Celsius dhe me lagështi të madhe të ajrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test