Federer jep sinjalet e para të tërheqjes: Ja kur do të largohem nga sporti - Bota Sot
Federer jep sinjalet e para të tërheqjes: Ja kur do të largohem nga sporti

Tenis

E enjte, 21 qershor 2018

Federer jep sinjalet e para të tërheqjes: Ja kur do të largohem nga sporti

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 23:17
Roger Federer

Roger Federer i ka idetë e qarta në lidhje me tërheqjen e tij nga sporti. Në fakt, tenisti zviceran nuk jep një datë të saktë se kur do të ndodhë largimi, por jep detaje të rëndësishme në lidhje me të ardhmen. “Do të jetë familja ime ajo që do të vendosë se kur do të tërhiqem”, tha numri 2 në botë. “Kur të shoh se fëmijët e mi do të jenë të trishtuar, nëse do të jem i dëmtuar apo nëse gruaja ime, që më mbështet shumë, nuk është më e kënaqur me atë që bëj, atëherë fundi im si sportist është pranë. Për momentin, të gjithë janë të lumtur, ndaj do të vazhdoj të luaj”, tha Federer për mediat.

Më tej, tenisti zviceran shtoi: “Fëmijëve të mi u pëlqen shumë që të udhëtojnë me mua. Në avion shohin filma dhe argëtohen, ndërsa unë dhe Mirka jemi më të stresuar. Ata kanë miq në çdo cep të planetit dhe mezi presin të kthehen në Australi. Mua më pëlqejnë këto momente në turne, pasi shoh e takoj miq e fansa. Ka hotele ku jemi në një dhomë së bashku dhe në mëngjes zgjohemi të gjashtë në një shtrat. Mendoj se gjëja e rëndësishme për mua është të mos luaj përtej limiteve e mundësive, pa e tepruar, për të evituar monotoninë. Për momentin i kemi në ekuilibër të gjitha”, tha zvicerani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test