Sharapova replikon Serenës - Bota Sot
Sharapova replikon Serenës

Tenis

E enjte, 21 qershor 2018

Sharapova replikon Serenës

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 16:27
Sharapova replikon Serenës

Pas deklaratës së Serena Williams se Maria Sharapova ka shkruar gjëra të pavërteta në lidhje më të në librin që ka botuar tenistja ruse, ka ardhur reagimi e ruses. “Nëse nuk do të kisha shkruar për Serenën qoftë as edhe një fjalë në librin tim do të ishte e çuditshme, pasi kemi qenë rivale në fushë për shumë vite. Kemi zhvilluar shumë ndeshje mes nesh, disa prej të cilave të rëndësishme për mua, ndaj do të ishte paradoksale të heshtja në lidhje me sfidat tona”, tha Sharapova.

Ja akuzat e tenistes amerikane per librin e rivales ruse: “Kur shkruan një autobiografi mendoj se nuk ka asnjë motiv që një njeir të shkruajë diçka që nuk është e vërtetë. Mes nesh ka patur rivalitet dhe për të kam folur, për ato që kam parë në dhomat e zhveshjes dhe jo vetëm, ndaj nuk kam përse të gënjej fansat”, u shpreh më tej tenistja ruse. Sfida mes Sharapovës dhe Serena Williams, e planifikuar për në raundin e katërt të grand slemit të Roland Garros, nuk u zhvillua, pasi tenistja amerikane u tërhoq për shkak të problemeve shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test