Nadal, i pandalshëm në Roland Garros - Bota Sot
Nadal, i pandalshëm në Roland Garros

Tenis

E enjte, 21 qershor 2018

Nadal, i pandalshëm në Roland Garros

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 14:50
Rafael Nadal

Një ditë më parë po humbiste 1-0 me sete, por sot, kur rinisi ndeshja ndaj Diego Schwartzman, Rafael Nadal përmbysi gjithçka duke fituar 3-1 e duke kaluar në gjysmëfinalet e Roland Garros.

“Mbreti” i Grand Slam-it francez fitoi 4-6, 6-3, 6-2 dhe 6-2 dhe është sulur drejt trofeut të madh numër 17 në karrierë.

Ditën e premte, tenisti spanjoll do të ndeshet me Juan Martin Del Potro, i cili mundi në çerekfinale kroatin Marin Cilic me rezultatin 3-1.

Rafael Nadal e ka fituar plot 10 herë turneun Roland Garros, duke mbajtur një rekord që vështirë se do të thyhet nga ndonjë tenist tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test