Serena Williams tërhiqet nga turneu Madrid Open - Bota Sot
Serena Williams tërhiqet nga turneu Madrid Open

Tenis

E diel, 27 maj 2018

Serena Williams tërhiqet nga turneu Madrid Open

Më: 3 maj 2018 Në ora: 19:02
Serena Williams

Tenistja Serena Williams është tërhequr nga gara e javës së ardhshme, Madrid Open, duke thënë se ende nuk është gati për të garuar.

Organizatorët e turneut kanë thënë se Williams është tërhequr sepse i duhet më shumë kohë për t’u përgatitur para se të kthehet në fushë.

Williams, e cila ka fituar 23 herë tituj Grand Slam, është kthyer në turneun Indian Wells këtë vit, pas 14 muajsh mungesë për shkak të lindjes së vajzës.

Ajo ka fituar turneun në Madrid më 2012 dhe 2013.

Tenisten në Madrid do ta zëvendësojë Coco Vandeweghe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test