Nadal konfirmohet pretendent në Barcelonë - Bota Sot
Nadal konfirmohet pretendent në Barcelonë

Tenis

E premte, 17 gusht 2018

Nadal konfirmohet pretendent në Barcelonë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 06:10
Rafael Nadal

Turneu i Barcelonës nuk solli asnjë surprizë në ditën e djeshme, teksa Rafael Nadal vazhdon të mos humbasë qoftë edhe një set, në fushat me dhe të kuq.

Tenisti spanjoll u kualifikua në çerekfinale, pasi mposht lehtësisht 2-0 me sete bashkëkombësin Garcia Lopez, me shifrat 6-1 6-3.

Nadal vijon kështu rrugën drejt mbrojtjes së titullit në Barcelonë, teksa kundërshtari i radhës për spanjollin do të jetë sllovaku Martin Klizan.

Në çerekfinale u kualifikua edhe finalisti i edicionit të kaluar, austriaku Dominic Thiem, që në 1/8-at mposhti në 2 sete sllovakun Kovalik.

Hasi vështirësi favoriti numër 2 për t’i shkuar deri në fund turneut 500 pikësh të Barcelonës, bullgari Grigor Dimitrov, i cili mposhti tunizianin Jaziri. Avancuan në çerekfinale edhe Pablo Carreno Busta, David Goffin e Roberto Bautista Agut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test