Federer nis në Dubai përgatitjet për rikthimin në fushë - Bota Sot
Federer nis në Dubai përgatitjet për rikthimin në fushë

Tenis

E diel, 27 maj 2018

Federer nis në Dubai përgatitjet për rikthimin në fushë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 06:31
Roger Federer

Edhe pse nuk do të zhvillojë asnjë ndeshje në fushat me dhè, tenisti zviceran Roger Federer nuk i është ndarë fushave, ndaj numri 2 në botë ka mbërritur në Dubai, ku ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Edhe pse rikthimi i Federer do të bëhet në qershor në fushat me bar, stërvitja e tij po bëhet në një sipërfaqe tjetër, atë me çement. Pritet që zvicerani të luajë në turnetë e Shtutgardit, Halle dhe në fund në grand slemin e Wimbledon, ndërkohë që për të dytin vit me radhë ka vendosur të mos luajë në fushat me dhè.

Kjo periudhë e zviceranit do të jetë mes fushës, familjes dhe impenjimeve që ka me sponsorët, madje numri 2 në botë ka udhëtuar në Afrikë (në Zambia)  për të vijuar mbështetjen e fondacionit të tij për fëmijët në nevojë. Por Federer nuk i ndahet fushës së tenisit dhe ka vendosur që pavarësisht se nuk do të luajë për dy muaj, kërkon të jetë në formë. Në Dubai, Federer po stërvitet me holandezin Peter Wessels, ndërkohë që ndodhet me gjithë familjen para se të rikthehet në Zvicër, ku do të vijojë përgatitjet me stafin e tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test