Tenis, Kyrgios u “tall” në Shanghai, 8 javë pezullim

Tenis

Tenis, Kyrgios u “tall” në Shanghai, 8 javë pezullim

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 18:45
Nick Kyrgios

Nick Kyrgios i kushton shtrenjtë skena e shëmtuar që dhuroi në turneun e sapo përfunduar të Shanghait. Kampioni australian në raundin e dytë përballë Mischa Zveerev e la ndeshjen duke i lënë enkas pikët ndërsa u shfaq pa dëshirën më të vogël për të luajtur takimin, dicka që irritoi së tepërmi publikun që e vërshëlleu për këtë sjellje. Fillimisht Atp e ndëshkoi me 16 500 dollarë gjobë për mungesë impenjimi, me 5000 dollarë për fyrejen ndaj një spektatori dhe pastaj dhe 1500 dollarë të tjerë për sjellje anti-sportive. Por Atp nuk i ka mjaftuar dicka e tillë dhe pas një hetimi të metëjshem e ndëshkoi tenisin me 25 mijë dollarë të tjerë gjobë si dhe një pezullim prej 3 javësh. në fakt pezullimi u dha për 8 javë, por Atp bëri të ditur se Krygios mund ti reduktoheshin 5 javë pezullim me kusht që australiani ti drejtohet për kurim një psikologu. Menjëherë më pas Kick Kyrgios kërkoi falje, për gjestin mbi të githa ndaj tifozëqve por në komunikatën e tij duke u shprehur se i vjen keq që 2016 për të mbyllet në këtë mënyrë lë të kuptohet se nuk do të shkojë te një psikolog, cka do të thotë se do të kryejë të plotë pezullimin prej 8 javësh. Kyrgios do të rikthehet sërish në skenë me fillimin e 2017 në Australi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat