Sinner i bashkohet Alcaraz, talenti italian do të mungojë në turneun e Romës

Tenis

Sinner i bashkohet Alcaraz, talenti italian do të mungojë në turneun e Romës

Më: 4 maj 2024 Në ora: 20:35
Jannik Sinner

Ashtu si edhe talenti spanjoll, Carlos Alcaraz edhe numri 2 i botës, në tenis, italiani, Jannik Sinner nuk do të jetë në turneun e Romës, me dy tenistët e rinj dhe me shumë perspektivë, që ishin ndër emrat më të pritur në tokën italiane, por në fund të dy për arsye dëmtimi nuk mund të marrin pjesë.

Nëpërmjet një njoftimi në profilet e tij zyrtare, në rrjetet sociale Sinner u shpreh se për të nuk është aspak e lehtë të mbetet jashtë turneut të Romës, ndërsa shtoi se problemet në hije nuk e lejojnë të luajë dhe se i duhet minimalisht 15 ditë pushim, kohë e pamjaftueshme kjo për t’u rikuperuar, një turne të madh, siç është edhe ky i Italisë.

“Nuk është e lehtë të shkruaj këtë mesazh, por pasi fola sërish me mjekët dhe specialistët për problemet në hije më duhet të lajmëroj tërheqjen nga turneu i Romës. Për fat të keq nuk mund të luaj aty. Sigurisht jam shumë i trishtuar që nuk rikuperohem në kohë, duke qenë se bëhet fjalë edhe për një nga turnetë e mi më të preferuar.

Mezi prisja të rikthehesha dhe të luaja para publikut tim. Megjithatë, do të jem në Romë për disa ditë. Ju falenderoj për mesazhet mbështetëse dhe i vlerësoj shumë. Tani do të punoj me skuadrën e mjekëve për të qenë gati në Roland Garros”,- njoftoi Sinner për tifozët, këtë të shtunë, duke trishtuar jo pak tifozët italianë, por edhe të gjithë të aposionuarit pas sportit të tenisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat