Auger-Aliassime sfidon Rublevin

Tenis

Auger-Aliassime sfidon Rublevin

Më: 4 maj 2024 Në ora: 11:51
Auger-Aliassime e Rublev

Andrey Rublev dhe Felix Auger-Aliassime janë finalistët e Masters 1000 pikësh të Madridit. Ky është rezultati i gjysmëfinaleve të luajtura në “Caja Magica”, njëra prej të cilave zgjati vetëm 33 minuta.

Jiri Lehecka, u tërhoq pas vetëm gjashtë gameve të luajtura kundër Auger-Aliassime për shkak të një problemi me shpinën. Një ndeshje që përfundoi me lot për çekun, në gjysmëfinalen e tij të parë të karrierës në një Masters 1000.

Auger Aliassime arriti në finalen e parë në një Master 1000 pikësh në karrierën e tij pa luajtur në çerekfinale dhe gjysmëfinale, duke qenë se kanadezi kishte përfituar tashmë nga tërheqja e Sinnerit në çerekfinale.

Finalja e njëzet e pestë në karrierë (e pesta në Masters 1000), për Andrey Rublev. Rusi mundi amerikanin Taylor Fritz, me një rezultat të pastër 6-4, 6-3 në pak më pak se një orë e një çerek lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat