Sabalenka sfidon Zheng në finalen e Australian Open

Tenis

Sabalenka sfidon Zheng në finalen e Australian Open

Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:06
Sabalenka

Aryna Sabalenka do të sfidojë Zheng Qinwen në finalen e madhe të femrave në këtë edicion të turneut Australian Open.

Kampionia në fuqi e Australian Open, Sabalenka mposhti në gjysmëfinale me rezultatin 2-0 (7-6, 6-4) Coco Gauff, duke triumfuar në këtë finale të parakohshme dhe duke marrë hak për disfatën që pësoi në finale e US Open.

Nuk ka surpriza në gjysmëfinalen tjetër ku kinezja Zheng Qinwen ka mundur me rezultatin 2-0 (6-4, 6-4) ukrainasen Dayana Yastremska, që nisi turneun nga ndeshjet kualifikuese dhe arriti deri në gjysmëfinale duke eliminuar Vondrousova, Navarro dhe Azarenka. Zheng shkon për herë të parë në karrierë në finalen e një turneu Slam.

Finalja e madhe do të zhvillohet të shtunën në “Rod Laver Arena” dhe fituesja e kësaj sfide do të kurorëzojë mbretëreshën e re të Melburnit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat