Shëndrit Deari, tejkalon sfidën e parë në turneun në Nish

Tenis

Shëndrit Deari, tejkalon sfidën e parë në turneun në Nish

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 12:15
Shëndrit Deari

Shëndrit Deari, vazhdon që të garojë në turnetë që mbahen në Serbi.

Së fundit tenisti shqiptarë nga Gostivari është “aktiv” në turneun në Nish, ku regjistroi nismë të mirë.

Në raundin e parë, Shëndrit Deari arriti që të shënojë fitore ndaj italianit Françesko Kano me rezultat 2-0 në sete ose 6-2 dhe 6-3 në geme.

Tenistin shqiptarë e pret një përballje e vështirë në raundin e dytë , ku duhet të takohet me sllovakun Radovan Miçalik.

Ndërkohë në planet e garimit të Shëndrit Dearit është edhe turneu në Bullgari, ku pritet të marë pjesë gjatë javës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat