Alcaraz: Unë nuk e “njoh” presionin

Tenis

Alcaraz: Unë nuk e “njoh” presionin

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 20:34
Carlos Alcaraz

Carlos Alcaraz ka mbërritur pa shumë vështirësi deri në çerekfinalen e US Open, aty ku e pret sfida ndaj Alexander Zverev.

Tenisti nga Murcia synon të mbrojë titullin e fituar në sezonin e kaluar, mirëpo pas ndeshjes me Arnaldin ka trembur disi fansat e tij pasi shprehet se ka ndjerë dhimbje në këmbë, edhe pse kërkon të mos e bëjë shumë alarmant këtë shqetësim të fundit.

“Në një turne Grand Slam luan për dy javë rresht dhe është normale të ndjesh edhe shqetësime, apo dhimbje. Ndjeva një dhimbje pas ndeshjes së fundit, por besoj se nuk është asgjë serioze.

Presion për të mbrojtur titullin? Unë nuk ndjej asnjë lloj presioni, fokusohem vetëm te ndeshja e radhës. Por, e kuptoj që flitet për presion nga të tjerët sepse në fund unë jam kampioni në fuqi.

Nëse do të më duhej të luaja finalen nesër, atëherë do të isha 100% gati. Ndjehem shumë mirë, shpresoj të përmirësohem sepse gjithnjë është mundësia për të bërë më pak gabime dhe më shumë goditje fituese.

Ndeshja me Zverev? Të gjithë duan ta shohin këtë ndeshje, sezonin e kaluar jemi përballur dhe për mua ka qenë një nga sfidat më të bukura të karrierës. Shkojmë në limite sa herë përballemi me njëri-tjetrin dhe jam i sigurt se do të jetë një betejë e vërtetë”, u shpreh Alcaraz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat