Xhaxhai i Nadal: Shpresojmë që Alcaraz ta lejojë të fitojë

Tenis

Xhaxhai i Nadal: Shpresojmë që Alcaraz ta lejojë të fitojë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 17:52
Toni dhe Rafael Nadal

Rafael Nadal vijon periudhën e riaftësimit pas një dëmtimi të pësuar në Australian Open në fillimin e vitit 2023.

Spanjolli humbi mundësitë për të marrë pjesë në dy turne Grand Slam si Roland Garros e Wimbledon teksa do të humbasë gjithashtu edhe US Open që starton në fundin e muajit gusht.

Megjithatë, tenisti nga Mallorca synon të jetë gati për vitin 2024 dhe të luajë në të gjithë turnetë madhorë përgjatë sezonit të ri ndërsa bëhet fjalë për vitin e fundit në karrierën e 37-vjeçarit që ka vendosur të tërhiqet përfundimisht me probleme fizike që nuk e lënë të qetë.

Megjithatë, plani i Nadal po ecën mirë dhe së fundmi, xhaxhai i tij, Toni shprehet se fituesi i 22 turneve Grand Slam është në gjendje optimale.

Toni që në të shkuarën ka qenë edhe trajneri i Nadal, theksoi se shpreson shumë që Carlos Alcaraz talenti në ngjitje i tenisit, ta “lejojë” Nadal ta mbyllë karrierën edhe me një tjetër trofe.

“Rafa tani është mirë dhe ka nisur pushimet. Po pret që të vendosë në zbatim planin e tij dhe të rikthehet sërish në fushë në vitin 2024.

Shpresojmë që Alcaraz ta “lejojë” të fitojë ndonjë titull. Nadal është shumë i emocionuar për rikthimin dhe që karrierën do të mund ta mbyllë në fushë”, u shpreh Toni Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat