Deari sërish rikthehet në formën e lartë

Tenis

Deari sërish rikthehet në formën e lartë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:23
Shëndrit Deari

Tenisti shqiptarë, Shëndrit Deari sërish është kthyer në formë e tij të vjetër.

Pasi që u shpall nënkampion i Maqedonisë, tenisti nga Gostivari, ka filluar me sukses edhe turneun e radhës në Novi Sad të Serbisë.

Në turneun fjuçers, Shëndrit Deari fillimisht mundi serbin Jovanoviç me 2-0 në sete , para se të eliminojë tenistin tjetër serb Driniç me taj brejk 10-4 në setin e tretë.

Sfida vendimtare do të jetë ndaj australianit Zaharia Zak Taliç, për tu inkuadruar në 1/16 e finales së turneut në Novi Sad, me fond shpërblyes prej 15 mijë eurosh.

Gëzon fakti se Shëndri Deari ka tejkaluar lëndimin, për të cilën humbi edhe sfidën finale në kampionatin e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat