Tërhiqet nga Masters i Parisit

Tenis

Tërhiqet nga Masters i Parisit

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:18
Tërhiqet nga Masters i Parisit

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është dëmtuar dhe më pas është tërhequr nga turneu Masters i Paris-Bercy, që po zhvillohet në Francë.

Një problem në krahasor, në “tie break” të setit të dytë, ndali numrin 1 në botë për meshkuj, në ndeshjen ndaj danezit Holger Rune.

Rune fitoi 6-3 setin e parë, ndërkohë që sfida cerekfinale mes dy adoleshentëve u bë më interesante në setin e dytë. Në pikët shtesë të setit të dytë vjen dëmtimi i Alcaraz, që detyrohet të të në mes ndeshjen, ndërsa Rune avancon në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinalet e turneut të Parisit shkon edhe serbi Novak Djokovic, që mundi pa probleme 2-0 italianin Lorenzo Musetti (6-0, 6-3). Nuk zhgënjen as greku Stefanos Tsitsipas, që eliminoi 2-0 amerikanin Tommy paul, duke fituar 2-0 (6-2, 6-4).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat