Trajneri i Nadal zbulon të ardhmen

Tenis

Trajneri i Nadal zbulon të ardhmen

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 12:15
Trajneri i Nadal zbulon të ardhmen

Rafael Nadal do të luajë në turneun Master të Paris. Lajmin e konfirmoi për mediat trajneri i tij Carlos Moya, që tha: “Turneu i Parisit është një Masters, ndaj po flasim për një event shumë të rëndësishëm. Rafael Nadal do të jetë dhe, si gjithnjë, do të japë maksimumin në fushën e lojës, vetëm për fitore”.

Gjithsesi, Moya pranon se vëmendja e tenistit spanjoll do të jetë e përqendruar te finalet ATP, që zhvillohet më vonë në Torino. “Parisi do të jetë një test i mirë për Rafael në prag të turneut të Torinos.

Janë dy turne që luhen në kushte të ngjashme. Ky nuk ka qenë një vit i thjeshtë për Nadal, pasi ka patur mjaft probleme fizike”, tha Moya.

“Pa gjithë këto problem fizike do të kishte luajtur më shumë, fituar më shumë. gjithsesi, tani është më mirë, ka qëndruar pushim këtë periudhë dhe është gati për t’u rikthyer, me shpresën që të fitojë sërish. Është stërvitur në Akademinë e tij në Majorka dhe do të luaj me qëlllimin e qartë për të fituar”, tha Moya.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat