Nadal eliminohet nga US Open

Tenis

Nadal eliminohet nga US Open

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:15
Nadal eliminohet nga US Open

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal është eliminuar në 1/8 e finales në US Open. Ish-numri 1 në botë u mposht nga Frances Tiafoe, me rezultat 1:3 në sete (4:6, 6:4, 4:6 dhe 3:6).

Për Tiafoen kjo është fitorja më e madhe e karrierës së tij, teksa siguroi një vend në çerekfinale të turneut të fundit Grand Slam për këtë vit. Amerikani ishte i fokusuar që në fillim dhe priti gabimet e Nadalit.

Kësisoj, spanjolli u eliminua për herë të parë pas 16 Grand Slameve ku kishte arritur të paktën në çerekfinale.

“Më duhet të rregulloj gjërat. Nuk e di se kur do të kthehem. Do të përpiqem të jem i gatshëm mendërisht. Kur të ndiej se do të jem gati për të garuar sërish, do të jem aty.

Tani më duhet të shkoj në shtëpi, kam gjëra më të rëndësishme se tenisi. Vendimet do të merren në bazë të asaj se si shkon gjithçka në jetën time personale, që natyrisht është para jetës sime profesionale”, ka theksuar pas humbjes Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat