Nadal kalon në gjysmëfinale të Wimbledonit

Tenis

Nadal kalon në gjysmëfinale të Wimbledonit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:26
Rafael Nadal

Rafael Nadal është kualifikuar për në gjysmëfinale të Wimbledonit, pasi sonte eliminoi Tylor Fritzin në çerekfinale.

Pavarësisht se spanjolli në këtë ndeshje u përball me një lëndim, kjo nuk e pengoi për t’u rikthyer dhe për të fituar me përmbysje.

36-vjeçari fitoi kundër Fritzit me rezultatin 3:2 në sete – (3:6, 7:5, 3:6, 7:5, 7:6).

Në gjysmëfinale, 36-vjeçari do të takohet me Nick Kyrgios, i cili më herët ka eliminuar Cristian Garinin.

Çifti tjetër gjysmëfinal është Novak Djokovic – Cameron Norrie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat