Ja sportistet femra më të paguara të vitit 2021

Tenis

Ja sportistet femra më të paguara të vitit 2021

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 14:34
Ja sportistet femra më të paguara të vitit 2021

Sipas revistës së famshme “Forbes”, tenistja japoneze Naomi Osaka është sportistja femër më e paguar e vitit 2021. Ajo ka arkëtuar gjatë vitit të kaluar 57.3 milionë dollarë, nga të cilat vetëm 2.3 milionë premio nga turnetë.

Pjesa tjetër ka ardhur nga sponsorizimet e shumta që Osaka ka me partnerët e saj.

Në vendin e dytë është tenistja amerikane Serena Williams, që gjatë vitit 2021 ka arkëtuar 45.9 milionë dollarë. Në podium është motra tjetër Williams, Venus, e treta me 11.3 milionë dollarë, shumë larg dy të parave. Pra, tri teniste kompletojnë podiumin e sportisteve më të paguara të vitit 2021.

Në vendin e katërt ndodhet gjimnastja Simone Biles, me 10.1 milionë dollarë. Pas saj një tjetër teniste, spanjollja Garbine Muguruza (vendi i pestë), me 8.8 milionë dollarë të arkëtuara, kryesisht nga premio që ka marrë në turne. Tenistja australiane Ashleigh Barty, numri 1 në botë, ka arkëtuar 6.9 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat