Finalja e madhe e Australian Open

Tenis

Finalja e madhe e Australian Open

Më: 30 janar 2022 Në ora: 09:20
Rafael Nadal

Sot do të zhvillohet finalja e madhe e Australian Open në konkurrencën e meshkujve.

Kjo finale do të vërë përballë dy tenistët që shkëlqyen në këtë turne, spanjollin Rafael Nadal dhe rusin Daniil Medvedev.

Për të prekur finalen, Rafael Nadal e mposhti 3:1 në sete në gjysmëfinale italianin Berrettini, që është bartësi numër shtatë në botë.

Në anën tjetër, Daniil Medvedev pati punë më të vështirë, pasi u përballë me grekun, Stefanos Tsitsipas, të cilin e mposhti 3:1 me sete.

Momentalisht, Nadal është në vendin e gjashtë në botë, kurse Medvedev i dyti.

Nëse fiton sot Nadal, atëherë ai do të shkonte në 21 GrandSlame të fituar, më shumë se çdokush tjetër.

Ndeshja fillon nga ora 9:30 me kohën tonë lokale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat