A je budalla, më shiko mua, tenisti nuk përmbahet

Tenis

A je budalla, më shiko mua, tenisti nuk përmbahet

Më: 28 janar 2022 Në ora: 11:49
A je budalla, më shiko mua, tenisti nuk përmbahet

Momentalisht është duke u zhvilluar gjysmëfinalja e dytë e Australian Open mes tenistit grek, Tsitsipas dhe atij rus Medvedev.

Rezultati është 1:1 në sete, teksa rusi e fitoi të parin, kurse greku të dytin.

Në momentin kur Medvedev humbi shërbimet, ai filloi të ankohej në gjyqtarin e ndeshjes.

“A je budalla? Më shiku mua, me ty po flas. Babai i tij mund të flasë pas çdo pike. Do t’i përgjigjesh pyetjes sime? Zoti im, ti je kaq i keq. Si mund të jesh kaq i keq në gjysmëfinale të GrandSlamit”, ishin fjalët që Medvedev ia tha gjyqtarit.

Fituesi i këtij dueli do të përballet në finale me Rafael Nadal, i cili e siguroi kualifikimin sot gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat