Me paraqitje propaganduese, klani Gjokoviq më në fund ka ekspozuar veten

Tenis

Me paraqitje propaganduese, klani Gjokoviq më në fund ka ekspozuar veten

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 janar 2022 Në ora: 23:08
Novak Gjokovic

Novak Gjokoviq është lejuar për momentin të qëndrojë në Australi. Por farsa e një prej tenistëve më të mirë në histori, ju bënë që të dyshoni.

Ndërsa prindërit e tij në Beogradin e largët ishin ende të zënë me festimin e djalit të tyre si martir serb në çështjen e vizave, Novak Gjokoviq tashmë postoi një foto të tij në gjykatën qendrore në Melburn. Ai ishte mirënjohës dhe i lumtur për vendimin e gjyqtarit, i cili për momentin e lejoi atë të qëndronte në Australi. Tani ai dëshiron të luajë për titullin para “tifozëve të mëdhenj”. Kthehu shpejt në biznes - ky ishte mesazhi i tij.

Por sjellja që Gjokoviq dhe familja e tij shfaqën të hënën tregon një gjë shumë qartë: atleti dhe klani i tij janë pafundësisht egoistë dhe krejtësisht të paskrupullt. Dhe nuk do të harrohet aq shpejt sa mund të shpresojënë serbët .

Gjokoviq: deri në fund, i paskrupullt

Kishte qenë pozitiv i testuar me koronë: Gjokoviç i pavaksinuar e kishte paraqitur testin si argument për të marrë një leje speciale për hyrjen e tij në Australi . Testi ishte i datës 16 dhjetor 2021. Vetëm një ditë më vonë, serbi mori pjesë në dy ngjarje publike. Njërën prej tyre edhe me fëmijë, nga akademia e tij e tenisit. Gjithnjë pa maskë, apo pa distancë.

Po ashtu më vijnë në mendje dy përfundime të mundshme, asnjëra prej të cilave nuk flet për karakterin e pastërt të Gjokoviqit. Nëse testi PCR ishte i vërtetë, atëherë serbi e ka marr në konsideratë pa mëshirë rrezikimin e njerëzve të tjerë. Nëse testi është i rremë, atëherë Gjokoviç është thjesht një mashtrues.

Klani i Gjokoviqit paraqitet në një spektakël shtypi

Edhe dalja e familjes së tij para mediave pas vendimit në Australi ishte demaskim. Nënë Dijana e cilësoi farsën rreth djalit të saj si “fitoren më të madhe të karrierës së tij”. Novak ka luftuar gjithmonë për lirinë e vëllait Djordje.

Ditë më parë, At Srdjan e kishte krahasuar tashmë djalin e tij me vetë Jezusin. Fakti që gjyqtari australian Anthony Kelly e shpalli vizën të vlefshme për momentin vetëm për gabime procedurale, por jo për saktësinë e saj, nuk luajti asnjë rol në vetë-urimin 20-minutësh.

Kur pyetjet u bënë shumë kritike dhe erdhi deri te testi i lartpërmendur i koronës, konferencën për shtyp prindërit e tij e ndërprenë. Në vend të kësaj, babai, nëna, xhaxhai dhe vëllai Gjokoviç filluan të këndojnë këngë në serbisht. Këtu bëhet fjalë për sulm ndaj djalit të kombit dhe asgjë tjetër u përgjigjën ata. Një ekzagjerim i pashoq.

Asnjë nga këto nuk është befasuese.

Në fund të fundit, nuk ishte udhëtimi i parë i egos që tenisti bëri gjatë krizës së koronës . Në verën e vitit 2020, kur pothuajse e gjithë bota e sportit u izolua, serbi organizoi në mënyrë joceremoniale, turneun e tij privat. Tre lojtarë u infektuan, duke përfshirë edhe vetë organizatorin. Në fund kishte disa rreshta të vegjël dhe fjalia: “Më vjen shumë keq për çdo rast”. Edhe atëherë, kritikat ishin përshëndetur me të drejtë.

Gjokoviç, luftëtari i vetëm pa përkrahje të publikut

Gjokoviç nuk ka qenë kurrë një figurë e madhe. Kur ai konkurroi në fushë kundër rivalëve të tij Rafael Nadal dhe Roger Federer, ishte e qartë në shumicën e stadiumeve se cilin po brohoriste më fort publiku dhe kush po kënaqej me fitoren.

Ndërsa Nadal luante rolin e një të zellshmi të përulur dhe deri pak vite më parë Federer rrinte pezull mbi fusha si perëndeshë sublime zvicerane e tenisit, serbi ofendohej gjithmonë: në dhe pranë fushës. Njëherë ai goditi një gjyqtare të linjës në laring (fyt) nga zhgënjimi, herën tjetër ai donte të krijonte organizatën e tij të lojtarëve për interesa vetjake. Gjokoviç gjithmonë shkonte mirë me rolin e zuzarit atletik. Ai kundrejt të gjithëve: Këtu e tërhoqi motivimin. Fatkeqësisht, debati aktual nuk ka të bëjë më me sportin.

Autoritetet australiane sigurisht që kanë bërë gabim të turpshëm dhe në këtë mënyrë kanë dhënë një rast në përshkallëzimin e situatës. Natyrisht, ata nuk ishin të përgatitur për dimensionin politik të çështjes. Qeveria australiane duhet të përballojë akuzën se dëshiron të japë shembull, pas gabimeve formale në kontrollin e imigracionit.

Natyrisht, kjo nuk ndryshon asgjë në imazhin e personazhit të Novak Gjokovic.

 

Redaktori i FOCUS, Benjamin Hirsch

Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat